PSG refuzon ofertën e parë të Barçës për Neymar, e dëshiron Coutinhon dhe Semedon në këmbim

PSG refuzon ofertën e parë të Barçës për Neymar, e dëshiron Coutinhon dhe Semedon në këmbim

Është zhvilluar takimi i parë mes drejtuesve të Paris Saint-Germain dhe atyre të Barcelonës.

Megjithatë, dy palët janë akoma shumë larg një marrëveshjeje për transferimin e Neymar te katalanasit, transmeton Periskopi.

Parisi ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës e cila ka qenë Coutinho + Rakitic pasi ka diçka tjetër në mendje.

PSG do Coutinho + Semedo dhe një shumë parash e cila akoma nuk është bërë publike.

Bisedimet pritet të rifillojnë të enjten. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: