Publikohen fotografi të papara të ditës së sulmeve të 11 shtatorit (Foto)

Publikohen fotografi të papara të ditës së sulmeve të 11 shtatorit (Foto)

Arkivistët që i blenë disa disqe kompakte kanë gjetur 2 mijë e 400 fotografi që ishin bërë menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ato duket se janë shkrepur nga një punëtor ndërtimi i paidentifikuar që kishte ndihmuar me pastrimin e mbetjeve pas shembjes së kullave në Qendrën Botërore për Tregti.

Disqet kishin qenë në gjendje të tmerrshme por të dhënat ishin megjithatë të rigjenerueshme, përcjell Periskopi nga BBC.

Arkivistët i kanë publikuar këto fotografi në rrjetin social Flickr.

Gati 3 mijë njerëz kishin vdekur kur katër aeroplanë ishin përplasur në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, Pentagon dhe në një fushë të Pensilvanisë.

Më poshtë keni disa prej fotografive:

Shpërndaje në: