Publikohen pamje të papara më herët ku gjyqtari i kërkon Messit që të tregojë ‘pak respekt’ për Liverpoolin
Për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen e dytë në ‘Anfield’, është e lehtë ta harrojmë se Barcelona luajti shumë më mirë se Liverpooli në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues në sezonin 2018/19.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez shënoi për 1-0 në pjesën e parë, para se Lionel Messi të realizonte edhe dy herë në fund të ndeshjes, transmeton Periskopi.
Mirëpo, në përballjen e dytë, Liverpooli arriti të shkaktojë sensacion të vërtetë duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë duke fituar 4-0.
Sidoqoftë, disa pamje interesante nga përballja e parë janë publikuar tash.
Pasi shënoi nga gjuajtja e lirë, Messi nuk u ngut dhe festoi me bashkëlojtarët dhe fansat, duke mos nxituar fare për t’u kthyer në pjesën e fushës së vetë.
Sa më shumë që kalonte koha, aq më pak kishte kohë Liverpooli që të realizonte gol si mysafir.
Secili lojtar në pozitën e tij do ta bënte të njejtën gjë.
Mirëpo, gjyqtari Bjorn Kuipers nuk ishte i lumtur me kohën që Messi po humbte për t’u rikthyer dhe kërkoi nga jug-amerikani që të tregonte pak respekt për Liverpoolin.
Gjyqtari holandez mund të dëgjohet duke i thënë Messit në një klip në dokumentarin e ri të UEFA-s: ”Messi! Pse? Eja tash! Trego pak respekt! Ec!
”Në secilin rast e bën këtë. Eja! Pse e bën këtë?”
Messi u mundua ta nënvizojë pafajësinë e tij te Kuipers derisa po rikthehej, por gjyqtari nuk e kishte ndërmend të bindej.
”Shko tash!” shtoi ai.
Suarez dëgjoi këtë dhe i doli krah shokut të tij, duke ngritur dorën i neveritur.
Shikoni më poshtë/ /Periskopi.com/
The Referee in charge of Liverpool’s UCL game against Barcelona at the Camp Nou, Björn Kuipers telling Lionel Messi to hurry things up and show #LFC some respect after celebrating scoring his free-kick.
1 week later, he’s going out the UCL.
— Watch LFC (@Watch_LFC) November 16, 2020



