Putin bisedon me Scholz: Fajëson Kievin për bllokimin e bisedimeve

Putin bisedon me Scholz: Fajëson Kievin për bllokimin e bisedimeve

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se është Kievi ai që po i bllokon bisedimet e paqes dhe jo Moska, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Njoftimi për bisedën telefonike në mes Putin dhe Scholz erdhi pak para se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba- që për momentin është në Gjermani- t’i thoshte reporterëve se Rusia nuk ka gatishmëri si për paqe ashtu edhe për bisedime të sigurisë.

Në bisedën e tij më kancelarin gjerman, Putin përsëriti justifikimin për pushtimin e Ukrainës dhe tha se civilët në Azovstal janë duke u mbajtur nga forcat ukrainase. /Periskopi/

Shpërndaje në: