“Putin mund të ofrojë armëpushim pas kapjes së Donbasit, kjo do ta vendoste Zelenskyn në pozicion të vështirë”

“Putin mund të ofrojë armëpushim pas kapjes së Donbasit, kjo do ta vendoste Zelenskyn në pozicion të vështirë”

Me rajonin e Luhanskut nën kontrollin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin tani mund të fokusohet në kapjen e të gjithë rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore para se të ofronte një armëpushim, ka thënë një analist i mbrojtjes për CNBC, përcjell Periskopi.

“Putin mund të ofrojë një armëpushim të mundshëm vetëm që atij t’i dhurohej një mundësi për të fortifikuar fitimet që ai ka arritur deri më tani”, tha Victor Abramowicz, kreu i Ostoyla Consulting, që këshillon firmat në industrinë e mbrojtjes.

Putin të hënë uroi trupat e tij për “çlirimin” e provinës Luhansk pas disa javësh luftimesh të ashpra në mes forcave ruse dhe ukrainase. Një numër i madh i infrastrukturës së zonës, përfshirë ndërtesat rezidente, janë shkatërruar.

Forcat ruse tani janë fokusuar në kapjen e rajonit Donbas, me provincën që është përballur me granatime të mëdha të dielen, sipas zyrtarëve lokal.

Zgjedhje e vështirë për Zelenskyn

Edhe pse kampanja nuk ka shkuar sipas planit të Moskës, Abramowicz tha se Rusia “duket pothuajse e sigurt” që është në gjendje të arrijë objektivat e saj të limituara në Donbas. Nëse Putin pastaj do të ofronte një armëpushim, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ishte në një pozitë të vështirë, tha Abramowicz.

“Nuk ka asnjë arsye të veçantë për të besuar që pranimi i armëpushimit rus do të shpiente drejt një paqeje të qëndrueshme”, tha ai, duke shtuar se kjo do t’i mundësonte Rusisë potencial për të fortifikuar trupat e saj dhe të sulmone përsëri në të ardhmen.

Në anën tjetër, nëse Zelensky nuk do të pranonte një armëpushim, ai rrit “rrezikun e humbjes së mbështetjes Perëndimore”, tha Abramowicz, duke shtuar se zgjidhja mund të detyrohej ndaj tij nga liderët perëndimorë.

Dhe nëse Zelenksy do të pranonte një armëpushim të tillë, varet se çfarë ndihme ushtarake dhe financiare ai ndjen se mund të pranonte nga Perëndimi, shtoi ai.

E ardhmja e mbështetjes Perëndimore

Ai tha se do të ketë mbështetje të vazhdueshme Perëndimore për Ukrainën për së paku gjashtë muajt ose edhe për një vit tjetër.

Zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara, që është vendi larg me mbështetjen më të madhe financiare dhe ushtarake për Ukrainën, do të ishin domethënëse për mbështetjen amerikane drejt Ukrainës, tha Abramowicz.

“Ju duhet ta keni parasysh se ka një lodhje prej luftës në Amerikë, por amerikanët gjithashtu kanë burime të mëdha që mund të bazohen për dekada të tëra”, tha ai, duke shtuar se Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kalkulime të ndryshme sa i përket kohës se sa gjatë mund të mbështesin Ukrainën. /Periskopi/

Shpërndaje në: