Pyetet Papa: A është mëkat ta thërrasim Messin “Zot”? Përgjigjja e tij lë pa mend
Papa Françesku ka thënë se nuk është sakrilegj ta thërrasim Lionel Messin si ‘Zot’ – megjithëse teorikisht mund të interpretohet si blasfemi.
Ky papë është një adhurues i flaktë i futbollit dhe anëtar i ekipit të San Lorenzos në Argjentinë, u pyet në një televizion spanjoll për ata që e quajnë Messin ‘Zot’.
Përgjigjja e tij u konsiderua e mprehtë, pasi e vazhdon mendësinë progresive të Kishës, me të cilën Papa ka fituar populalritet të madh anë e mbanë dynjasë, raporton Periskopi.
Messi është argjentinasi më i njohur në botë, madje më i njohur edhe se vetë Papa.
“Në teori është sakrilegj,” ishte përgjigjur Papa. “Por, nuk e besoj që është në të vërtetë.”
“Njerëzia mund të thonë ai është Zot, ashtu siç thonë “Të adhuroj”, por veç zoti mund të adhurohet. Këto janë gjëra që thonë njerëzit. Ai është Zoti me top në fushë” shtoi më tej ai. /Periskopi



