Qeveria e Serbisë vazhdon t`i diskriminojë prodhuesit shqiptarë të Luginës

Qeveria e Serbisë vazhdon t`i diskriminojë prodhuesit shqiptarë të Luginës

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës po vërehet edhe në ekonomi e prodhimtari. Edhe ata pak prodhues sa kanë mbetur në Luginë, po vazhdojnë të sfidohen nga institucionet qendrore.

Besim Shabani nga organizata joqeveritare “Agjencia për Zhvillim” ka numëruar sfidat me të cilat po përballen prodhuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Prodhimet e prodhuesve tanë nuk mund të depërtojnë në Serbi për shkak të përkatësisë nacionale”, tha ai.

Prodhuesit, përveç sfidës me punëtorë, kanë edhe kufizim të tregut.

Ndërsa Gazmend Doda, nga qumështorja “Doda”, tha se sfidat e biznesit tonë janë të mëdha që dy dekada e gjysmë, por kohën e fundit janë edhe më të mëdha për shkak të zvogëlimit të numrit të blegtorëve dhe ikjes së të rinjve për në BE.

Problem tjetër është edhe qasja në subvencione që i ndajnë pushtetet lokale dhe ato të pushtetit qendror të Serbisë.

Kurse Qenan Daliu, agronom, ka thënë se problem kryesor është organizimi i tyre në koperativa për t’i realizuar të gjitha ato benifite që i parasheh Republika e Serbisë dhe pushteti lokal.

Shpërndaje në: