Qeveria franceze merr një vendim të rëndësishëm për gratë dhe vajzat

Periskopi.com Zoya

Të gjitha gratë franceze deri në moshën 25-vjeçare do të përfitojnë falas kontraceptivët nga shteti.

Masa, e shpallur nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Vèran, do të jetë e vlefshme nga 1 janari 2022.

Në fakt, që nga viti 2013, kur ligji per kontraceptivët falas për vajzat nga mosha 13 deri në 18 vjeç hyri në fuqi, abortet janë ulur, duke shkuar nga një normë prej 9.5% në 6% midis 2012-ës dhe 2018-ës.

Kostoja e vlerësuar e masës së re është rreth 21 milionë euro në vit, e dobishme për të mbuluar kostot e “të gjitha llojeve të kontraceptivëve femra, pa dallim” dhe të gjitha trajtimeve që lidhen me kontracepsionin, përfshirë testet biologjike dhe konsultimet për recetë.

Shpërndaje në: