Qeveria i ndan gjysmë milioni për Kombëtaren e Kosovës, kategoria e burrave
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e një shumë prej 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, kategoria e burrave.
Vendimi është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, sipas të cilit do t’i ndahen gjysmë milioni euro Kombëtares së Kosovës.
Kjo vjen pas sukseseve të arritur nga djelmoshat tanë që nga pranimi në FIFA dhe UEFA, edhe pse nuk është lënë të kuptohet se për cilin sukses në konkretësi.
Kombëtarja është pjesë e Grupit A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ku do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Strumicë.



