Qeveria Kurti refuzoi gazin amerikan, Haradinaj : O dilni prej kësaj logjike t’budallës

 Qeveria Kurti refuzoi gazin amerikan, Haradinaj : O dilni prej kësaj logjike t’budallës

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, ka komentuar çështjen e gazit amerikan, dhe refuzimin e qeverisë Kurti, ku sic thotë Haradinaj, kjo qeveri është duke e bërë një krim të rëndë, përcjell Periskopi.

Ai madje ka kërkuar të dalin prej kësaj logjike, ku siç thekson ai “logjikë e budallës” është kjo

“Pse po refuzohet që është punu që 3 vjet. Para që i ka dhuru presidenti  Amerikë, pse po refuzohet gazi që po vjen prej Shkupi. Kta po dojnë me ditë . Kta po dojnë me nxo Amerikën në faj, po dojnë mi qit shkokla më shumë. Këta njerëz janë tu refuzu, një projekt mjaftë strategjik. Kujt je ka i ndihmon me këtë refuzimin përpos Rusisë. Ky është krim çka janë duke bërë këta. Kanë hy me një cikël të rëndë, ky është krim. Bravo këtyre njerëzve për krimin që janë duke e bërë. O dilni prej kësaj  logjikës t’budallës se doni me marr në qafë këtë vend”./PERISKOPI

Shpërndaje në: