Qeveria rikthen Agjencinë e Statistikave të Kosovës nën mbikëqyrje të Zyrës së Kryeministri

Qeveria rikthen Agjencinë e Statistikave të Kosovës nën mbikëqyrje të Zyrës së Kryeministri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka shqyrtuar dhe ka miratuar pikën e 5-të të rendit të ditës, në të cilën parashihej bartja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Zyrën e Kryeministrit.

Deri më tani, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vepruar në kuadër të Ministrisë së Financave, e cila me një vendim të ngjashëm më 2020, ishte bartur nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po e bëjnë një rikthim të kësaj Agjencie në Zyrën e Kryeministrit, aty ku duhet të jetë.

Ai theksoi se puna e ASK-së ka filluar që nga viti 1948.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës merret me mbledhjen, përgatitjen dhe publikimin e të dhënave dhe statistikave të ndryshme nga të gjitha fushat në Kosovë.

Shpërndaje në: