Qeveria shpërblen Majlinda Kelmendin me titullin ‘Qytetare me merita të veçanta’ – reagon Kuka

Qeveria shpërblen Majlinda Kelmendin me titullin ‘Qytetare me merita të veçanta’ – reagon Kuka

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në promovimin e sportit të xhudos nëpër botë.

Veç kësaj, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka propozuar që ajo të sponsorizohet me një shumë të konsiderueshme parash për çdo muaj, shkruan Periskopi.

“Propozoj që Majlinda të shpërblehet 1321.32 euro në muaj që është ekuivalente me pagën e ministrit të Kosovës”, ka thënë ai.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe Driton Kuka me një status në Facebook:

”Krenaria e popullit tim Majlinda me status të merituar!
Mirënjohës për vendimin dhe vlerësimin për Kampionen tonë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: