Qindra finlandezë të zhveshur, zhyten në ujë për të thyer rekordin botëror (Foto)
Ndërsa Finlanda më së shpeshti ngjall mendimet e saunave me avull dhe shetitjet në pyje të dendura me drunj, finlandezët gjithashtu janë të prirur për kënaqësitë e tjera tokësore. Fundjavën e kaluar, qindra finlandezë u mblodhën në qytetin e Joensuu-së për të thyer rekordin botëror për numrin më të madh të njerëzve të zhveshur.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje e konfirmuar numrin e 789 notarëve të zhveshur që u futën në ujërat e ftohta të Gjirit të Linnunlahti-t, të cilët me sukses tejkaluan rekordin e mëparshëm që e kishin mbajtur tre australianë, raporton transmetuesi kombëtar finlandez “Yle”, transmeton Periskopi.
Kjo ngjarje u njoftua disa javë më parë si një sfidë për simpatizantët e festivalit të muzikës popullore “Ilosaarirock” për të shënuar njëqind vjetorin e Finlandës, e cila festohet në mbarë vendin.
Megjithësi qëllimi fillestar ishte të mblidheshin 1.000 zhytës të dobët (një mijë kapele të gjelbra), edhe pse nuk u arrit ky numër fiks gjithsesi numri prej 789 ishte i mjaftueshëm. Para rënies së planifikuar, gjërat nuk dukeshin mirë, pasiqë një numër shumë i vogël njerëzish ishin zhveshur për sfidën. Por, gjithçka u rregullua kur dielli erdhi në momentin e duhur, dhe kështu frymëzoi turmën për t’u hedhur në ujë.
Zhytësit duhej të qëndronin në ujë për të paktën pesë minuta për të thyer rekordin e mëparshëm i cili ishte vendosur në plazhin jugor të “Perth” më 8 Mars të vitit 2015, raporton Periskopi.
Gotta love my hometown #Joensuu. Appr. 800 naked swimmers and the new national record is made! pic.twitter.com/oYi4zijZSu
— Mari Palviainen (@mpalviai) July 15, 2017
Gjithashtu pasi ata përjetuan kontaktin me ujin, filluan të brohorasin himnin kombëtar të Finlandës në mënyrë që festa të ishte më e veçantë.
Herët e kaluara, Finlanda ka bërë dy përpjekje të pasuksesshme për të thyer rekordin botëror për të bërë një tentativë kolektive për t’i tërhequr admiruesit e notit lakuriq. Festivali “Ilosaarirock” është një një festival vjetor i rock-ut i cili mbahet në fundjavën e dytë të korrikut në Joensuu të Finlandës lindore. E themeluar në vitin 1971, Ilosaarirock është festivali i dytë më i vjetër në Finlandë, akoma aktiv, dhe një nga më të vjetrat në Evropë, duke mbledhur dhjetëra mijëra vizitorë./Periskopi/




