QKUK jep shifra të ndërhyrjeve në gjashtë mujorin e këtij viti

QKUK jep shifra të ndërhyrjeve në gjashtë mujorin e këtij viti

Përkundër sfidave dhe vështirësive  evidente,  në Shërbimin e  Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

Kjo punë është kryer nga 7 specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermier/e, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit  ky shërbim ka filluar të punoj 12-orë.

Nga parallogaritja  e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve  jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Shpërndaje në: