Qytetari për 28 nëntor gjen 70 mjete shpërthyese në fshatin Zylfaj: Ushtria e Kosovës kryen punën

Qytetari për 28 nëntor gjen 70 mjete shpërthyese në fshatin Zylfaj: Ushtria e Kosovës kryen punën

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se në fshatin Zylfaj në Gjakovë janë gjetur plot 70 mjete shpërthyese [minë E-3].

Qytetari filimisht kishte informuar se në pyll ka gjetur disa mjete të pashpërthyera më 28 nëntor.

Policia kishte thirrur më pas Ushtrinë e Kosovës [FSK] për të bërë deminimin, dhe ky operacion mësohet se është kryer me sukses, përcjell Periskopi.

Raporti i plotë:

RASTET TJERA – NGJARJET:

GJETJE E MJETEVE SHPËRTHYESE

Fsh. Zylfaj, Gjakovë 28.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurtë.

Shpërndaje në: