Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

Gjatë mbrëmjes së djeshme policia  në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar një informatë se  një person i moshës madhore kishte  hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia.

Lidhur me ketë menjëherë pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm duke arritur ta lokalizojnë personin në kohë dhe të parandalojnë veprimin e tij.

Sipas informatave falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shmangur një tragjedi e mundshme.

Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejme.

Shpërndaje në: