R. Kelly dënohet me 30 vjet për trafikim seksual

R. Kelly dënohet me 30 vjet për trafikim seksual

Ylli i R&B, R. Kelly, u dënua me 30 vjet burgim, për përdorimin e famës së tij për t’i nënshtruar fansat e rinj, disa prej të cilëve fëmijë – ndaj abuzimit seksual sistematik.

Këngëtari dhe kompozitori, 55 vjeç, u dënua për shantazh dhe trafik seksual vitin e kaluar në një gjyq që u dha zë akuzueseve që dikur kishin pyetur veten nëse historitë e tyre po injoroheshin sepse ishin gra afro-amerikane.

Gjyqtarja amerikane e Qarkut, Ann Donnelly, vendosi dënimin, pasi dëgjoi disa të mbijetuar të cilët dëshmuan se si shfrytëzimi i Kellyt jehoi gjatë gjithë jetës së tyre.

Shpërndaje në: