Raçi: Sigurimi i shkollave që paguhet nga prindërit arrin shumën deri në 7 euro

Raçi: Sigurimi i shkollave që paguhet nga prindërit arrin shumën deri në 7 euro

Ekonomisti, Imer Raçi ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e tij për shumën që nxënësit detyrohen të paguajnë për sigurimin e shkollave.

Ai ka thënë se është një barrë e rëndë për prindërit.

Shkrimi i tij i plotë:

Pasi qe kam ngritur shqetësimin tim lidhur me pagesat e sigurimit të shkollave, shume prindër me kane shkruar dhe kane paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me këto pagesa ku kam listuar me poshtë te gjitha shkollat te cilat bëjnë pagesa sipas mesazheve te pranuar nga prindër ne forma te ndryshme komunikuese (ne te shkruar), si:

Shkolla e mesme ‘Eqrem Qabej”, Prishtinë (7 euro);
Gjimnazi “Ahmet Gashi”, Prishtinë, (5 euro);
Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë, (6 Euro);
Gjimnazi “Hajdar Dushi”, Gjakovë (5 euro);
Shkolla Fillore “Zekeria Rexha”, Gjakovë (5 euro);
Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit”, Pejë (5 euro);
Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Prizren (3 euro);
Shkolla e mesme “Remzi Ademaj”, Prizren (5 euro);
Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Prizren (5 euro);

Prindër të tjerë kanë shkruar se edhe disa shkolla janë apo kanë dashur të i iniciojnë sigurimin e këtyre objekteve po në të njëjtën formë por për shkaqe të ndryshme ende nuk është realizuar si:

Shkolla fillore “Gjin Gazulli”, Prishtinë;
Shkolla fillore “Meto Bajraktari”, Prishtinë;
Shkolla fillore “Ismajl Qemajli”, Prishtinë;

P.s. Llogaritja e sigurimit varion varësisht nga numri i nxënësve. Siguria e fëmijëve tanë është e domosdoshme dhe prindërit ndajnë nga të ardhurat e tyre të vogla që të ndjejnë një siguri për fëmijët e tyre pasi që sot ata janë të rrezikuar nga narkotiket e nga çdo e keqe e cila mund të i shoqëroj dhe devijoj nga këto rrugë.

Një arsye e cekur është edhe siguria e fëmijëve nga qentë. Unë kam hasur në kundërshtime nga drejtoresha e ‘Shkollës së Gjelbër’, ku sipas saj ajo shkollë nuk ka organizuar asnjëherë sigurim të objektit shkollor për sigurimin e pagesës nga prindërit dhe sipas 2 prindërve që kam takuar në mënyrë të rasishtme ata kane potencuar se deri ne vitin e kaluar kane paguar sigurim në po këtë shkollë.

Kjo kërkon analizë më të thelle andaj e kam larguar nga lista meqë nuk kam pranuar asgjë në formë të shkruar nga asnjë prind. Deri atëherë kërkoj falje Shkollës së Gjelbër në përfshirjen e saj në listën e kaluar. Unë pajtohem që fëmijët tanë duhet të jene më të sigurt brenda hapësirave të shkollave, mirëpo marrë parasysh që shumë sigurime gjejnë mbështetje nga Buxheti i Kosovës i ndarë për Komuna, pse të mos gjej mbështetje nga ky buxhet edhe sigurimi i të ardhmes tonë, pra nxënësve e kjo nuk duhet të gjej mbështetje nga fondet e vogla te prindërve.

Shkollat duhet të kenë prioritet nga çdo Komunë dhe të kërkojnë ndryshim të linjave buxhetore dhe nxënësit tanë nuk duhet të mendojnë se a kanë prindërit e tyre të ardhura që të financojnë në shkolla si: renovimi i klasave, ndërrimi i perdeve dhe gjëra të tjera që u ngarkohen familjeve tona të varfra.

Prindërit kanë ngritur shqetësime të llojeve të ndryshme që nga mbajtja e kurseve me pagesë nga profesorët e lëndëve e deri tek pagesat e ndryshme të uniformave, kasetofon printim i letrave të bardha….

Shpërndaje në: