Radha e Feros, reperi vesh uniformën dhe i këndon UÇK-së

Radha e Feros, reperi vesh uniformën dhe i këndon UÇK-së

Feron do ta shohim krejtësisht ndryshe në projektin e ri.

Një emër që komentohet shumë në shtypin rozë është edhe ai i Feros, i cili kohën e fundit është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Pikërisht në kohën kur fansat pyesin se çfarë po ndodhë me reperin që është larguar nga jeta publike, ai befasoi të gjithë.

Labeli i tij, ‘Gang Gang Entertainment’ ka njoftuar se Fero po sjell këngë me rastin e 28 Nëntorit.

Madje, ai ka bashkëpunuar me artistin e mirënjohur Veli Sahiti (Trix) dhe kënga publikohet në orën 14:00 (nesër).

“Nesër në ora 14:00 kënga më e re Veli Sahiti (Trix) ft Fero – Liria ka Emer. Fero është ftuar nga këngëtari legjendar Veli Sahiti-Trix në bashkëpunim edhe për shkak të respektit edhe këngës e cila këndohet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “UÇK” ka pranuar të jetë pjesë e këngës. Me respekt Gang Gang Entertainment”, thuhet në njoftimin e labelit të Feros.

Në një foto ku paralajmërohet kënga, Fero shihet i veshur me uniformë të UÇK-së para kullës së familjes Jashari. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: