Rama, darkë në Durrës me Lindën dhe Zahon e vogël (Foto)
Edi Rama po i kalon pushimet e verës mes Durrësit dhe Dhërmiut, në rezidencat qeveritare. Mbrëmë ai është parë në Durrës, nën shoqërinë e bashkëshortes Linda, djalit të vogël Zaho dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe bashkëshortes së tij.
Ata janë fotografuar në një restorant në Durrës, në të njëjtin vend ku festuan edhe dy vjet më parë fitoren e Dakos në zgjedhjet lokale.
Kryeministri ka deklaruar se pushimet do t’i bëjë në Shqipëri, një zgjedhje kjo sa për të promovuar turizmin dhe për të shijuar vendet më të bukur e restorantet më të njohur në vend. Ai u ka kërkuar edhe ministrave që të bëjnë të njëjtën gjë. /Lapsi.al







