Rama i thur fjalë të mëdha Merkel-it: Askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane

Rama i thur fjalë të mëdha Merkel-it: Askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferenë për media ka falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për vizitën në Shqipëri, duke thurur fjalë të mëdha, transmeton Periskopi.

Rama tha se kancelarja Merkel është ajo që më së miri e ka kuptuar rajonin tonë.

‘’Askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Nuk i ka në qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura kur njëkohësisht ka iniciuar procesin e Berlinit. Vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare. Arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes.

‘Sot ishte Merkel në Tiranë në pamundësi për të vizituar gjitha vendet.’

‘Që kisha mundësinë të mësoja prej saj dhe sipas meje modestisht sot pavarësisht sfidave dhe problemeve që mbeten të pazgjidhura”, përfundoi Rama.

Shpërndaje në: