Rama: Kur takohemi me Albinin kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak

Rama: Kur takohemi me Albinin kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi takimin ndërqeveritar, duke folur për raportet që e ka me kryeministrin Albin Kurtin.

Pasi kryeministri Albin Kurti lexoi fjalimin e tij në takimin mes dy qeverive, Rama tha se e la anash fjalimin e tij dhe se do të thotë fjalë të tjera.

“Unë e hoqa këtë fjalimin e pëgatitur, për tu fokusuar në disa pika që janë të rëndësie të vecantë”, tha Rama.

Fjalën e tij, Kryeministri Rama e nisi me kiminë që e ka me Kryeministrin Kurti, edhe pse, ai thotë se “pakkush e beson”.

“Është një kënaqësi e vecantë. Edhe pse pakkush e beson kur e them, se, ku ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka arritur dje në Prishtinë, ndërsa përgjatë ditës ka vizituar njëherë sipërmarrësit, e më vonë familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Shpërndaje në: