Ramadani: Irani ka mision zhdukjen e Izraelit, ky shtet është boshti i së keqes

Ramadani: Irani ka mision zhdukjen e Izraelit, ky shtet është boshti i së keqes

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në  T7, të hënën se Irani ka projekt për zhdukjen e Izraelit.

Ai ka komentuar sulmin e Iranit mbi Izraelin më 13 prill.

Ndër tjerash ka thënë se ky është një moment i rrezikshëm për paqen botërore.

“Irani është një prej pak shteteve edhe në atë pjesë të botës, që ka projekt për zhdukjen e Izraelit. Këtë duhet ta themi tepër qartë”.

“Irani ka pasur vazhdimësi projekt për zhduken e Izraelit, jo vetëm mosnjohje. Pra dallimi nga vendet arabe islame është politik, qëllimi politik i Iranit është zhdukja e Izraelit. Normalisht në këto rrethana kjo duket një budallaki e llojit të vet”, ka thënë Ramadani.

Shpërndaje në: