Ramush Haradinaj ‘kapet’ me pyetje droge: “S’e tradhtoj rakinë” (Video)

Ramush Haradinaj ‘kapet’ me pyetje droge: “S’e tradhtoj rakinë” (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, është përgjigjur në 10 pyetje të Periskopit për një artikull festiv për Vitin e Ri 2022.

Ish kryeministri ka dhënë përgjigje përgjithësisht interesante në pyetje ‘babadimrore’ të redaksisë tonë.

Njëra prej këtyre pyetjeve që kapi Haradinajn, ishte edhe ajo për përdorimin e marihuanës nëse ajo do të bëhej legale në Kosovë.

Pas Haradinajt, edhe shumë politikanë të tjerë kanë dhënë përgjigjet e tyre në këto pyetje:

  1. Për kë ju rreh më shumë zemra, Kombëtaren e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë në futboll?
  2. Nëse do të vendosej që emri i Kosovës të ndryshohej, cili do të ishte propozimi juaj?
  3. Nëse do të ishte e mundur të bashkoheshim vetëm me njërin nga këto dy shtete, cilin do ta zgjedhnit: Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi?
  4. Nëse do të legalizohej marihuana në Kosovë, ashtu siç po ndodh në shumë shtete tjera, a do ta provonit?
  5. A keni udhëtuar ndonjëherë me Taksi 1-sh [taksitë ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë]?
  6. Nëse BE-ja do ta kushtëzonte anëtarësimin e Kosovës me heqjen e një ushqimi tradicional, do ta hiqnit flinë apo piten?
  7. Cilat janë tri gratë më frymëzuese kosovare pas viteve 2000?
  8. Cilat janë tre burrat më frymëzues kosovar pas viteve 2000?
  9. A mendoni se do ta dërgojë deputet Jahja Kokaj një raketë në hapësirë gjatë mandatit të Albin Kurtit?
  10. Nëse Kosovës do t’i bëhej puna të dërgonte emisar për të lehtësuar marrëdhëniet ShBA-BE, kush do të ishte propozimi juaj?

Më poshtë keni videon e Haradinajt:

Shpërndaje në: