Raportet: Dy asambleistë të VV-së dorëhiqen nga partia, do të jenë të pavarur

Raportet: Dy asambleistë të VV-së dorëhiqen nga partia, do të jenë të pavarur

Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime sot po e braktisin këtë subjekt politik.

I vetëshpalluri çlirimtar i kësaj komune, Qemajl Aliu, më nuk do ta ketë mbështetjen e asamblistëve Reshat Mujota dhe Heroina Selmani, raporton Demokracia.

Këta dy asamblistë mësohet se nga sot do të veprojnë si të pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes.

Mujota e ka konfirmuar për Demokracinë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, Selmani nuk ka dashur ta komentojë njëherë, pa përfunduar seanca.

“Ende jo, në këtë seancë pritet të jap dorëheqje. Për momentin nuk mund t’i tregoj arsyet”, ka thënë Mujota.

Ai ka thënë se pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, sipas gjitha gjasave, nuk do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër, por do të veprojë si i asamblist i pavarur.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me asamblisten Heroina Selmani.

“Nuk mundem me dhënë asnjë deklaratë. Për momentin jemi duke hyrë në mbledhje. Dëgjohemi më vonë”, ka thënë Selmani.

Kjo është mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Shtimes, pas konstitumit të institucioneve të reja.

Shpërndaje në: