Raporti i Amerikës për UFO-t forcon dëshmitarët e takimeve: Çka kam parë atë natë ka qenë e vërtetë

Raporti i Amerikës për UFO-t forcon dëshmitarët e takimeve: Çka kam parë atë natë ka qenë e vërtetë

Pentagoni ka qenë duke hetuar objektet e paidentifikuara fluturuese [UFO] heshturazi prej vitit 2007. Fakti që ata mendojnë se mund të ekzistojnë është lajm i mirë për gjithë ata njerëz që pretendojnë se i kanë parë alienët.

Në muajin qershor, qeveria e Shteteve të Bashkuara publikoi raportin e shumë-pritur për UFO-t. Megjithëse raporti nuk pranon ekzistencën e alienëve, zbulon që jo vetëm se objektet e paidentifikuara janë paraqitur në qiejtë tanë por që Pentagoni – që kontrollon ushtrinë amerikane – nuk mund t’i shpjegonte dhe që disa qartësisht përbëjnë “probleme në sigurinë e fluturimeve dhe mund të përbëjnë probleme për sigurinë kombëtare të ShBA-ve”.

Pentagoni po ashtu zbuloi që ka qenë duke i marrë shumë seriozisht UFO-t që në vitin 2007 kishte mbledhur heshturazi një program për të koleksionuar të dhëna për Fenomenin Ajror të Pashpjegueshëm [UAP], shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Verisoni i paklasifikuar i raportit [ka pasur edhe një version të klasifikuar që është parë vetëm nga ligjbërësit amerikanë] gjeti se “nuk kishte indikacione të qarta se kishte ndonjë shpjegim jashtë-tokësor” për këto raste. Por, as nuk e mohoi që mund të kishte indikacione për shpjegime jashtë-tokësore.

Nëse ushtria amerikane ka qenë duke hetuar seriozisht e heshturazi UFO-t prej vitit 2007, dhe nëse raporti zyrtar i Pentagonit s’mund ta mohojë ekzistencën e jashtë-tokësorëve, a është koha t’i hedhim një sy pretendimeve të njerëzve që thonë se janë takuar me ta?

Andrew Abeyta, profesor i psikologjisë në Unversitetin Rutgers, dhe bashkautor i librit “Ne nuk jemi vetëm [We Are Not Alone], ka bërë një studim se përse disa prej nesh thjesht duam të besojmë në alienë.

“Njerëzit kanë nevojë të ndihen që jetët e tyre janë të kuptimshme, dhe këto besime [në UFO] mund të ndikojnë që ka diçka më të madhe në botë; ka diçka më të rëndësishme që po ndodh,” thotë ai.

Sidoqoftë, çështja është shumë më sensitive për shkak se numri i raportimeve të takimeve të afërta me alienë vetëm sa është rritur.

Terry Lovelace, shkrimtar dhe avokat amerikan e ka mbajtur për vete rrëmbimin që i është bërë për 40 vite për shkak të frikës se do ta humbiste punën. Në vitin 1977 ai do të takohej me UFO-t derisa shërbente në forcat ajrore amerikane.

Ai bashkë me një shok dhe koleg të quajtur Toby ishin ulur afër zjarrit dhe po flisnin për gjëra para se të binte një qetësi e frikshme. “Tingëlloj si klishe – diçka prej filmave – por kjo është tamam ajo që na ndodhi neve,” thotë ai.

Tri drita të forta ishin paraqitur në horizont dhe ishin avitur drejt tyre. Kur dritat i kishin përmbi, ata mund të shihnin se po binin buronin nga një trekëndësh i zi si dy blloqe qytetesh.

Një rreze e kaltër laseri kishte rënë më pas, me Lovelace që mendonte se po iu bëhej skanim. Kur laseri u ndal, ata i kishte zënë gjumi. Kur ishin zgjuar kishin parë dhjetra fëmijë që po rrinin poshtë tyre. “Çka po bëjnë këta fëmijë këtu në mes të natës,” kishte thënë ai.

“Ata s’janë fëmijë. A s’të kujtohet që ata na morën dhe na lënduan?” – kishte thënë Toby, shoku i tij.

Kur është puna te storiet e tilla të rrëmbimeve, skeptikët vazhdimisht kanë thënë se janë ose mashtrime ose ëndrra shumë të gjalla e ose halucinime.

Por, çkado që dikush mendon për këto storie të shumta, shumica e njerëzve që i tregojnë i besojnë se janë të vërteta, e madje disa edhe vuajnë nga sëmundje të rënda mendore më vonë. /Periskopi

Shpërndaje në: