Raporti i Covidit në Kosovë: 0 persona të vdekur, 1051 raste aktive

Raporti i Covidit në Kosovë: 0 persona të vdekur, 1051 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të pandemisë Covid-19.

Për 24 orë, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së qytetarëve.

Për këtë interval kohor, janë shënuar edhe 35 raste të reja pozitive me Covid-19.

Numri i rasteve aktive në vend është ulur tashmë në 1 mijë e 51, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.051.

Shpërndaje në: