Raporti i Pandemisë për 24 orët e fundit gati ‘copy-paste’ i raportit të Pandemisë për 24 orët e parafundit

Raporti i Pandemisë për 24 orët e fundit gati ‘copy-paste’ i raportit të Pandemisë për 24 orët e parafundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë, e të cilat janë shumë të ngjashme me ditën e djeshme.

Për 24 orë janë dhënë vetëm 2646 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Por, numri i të infektuarve ishte vetëm 14 derisa ai i të shëruarve ka shkuar në 17.

Numri i të vdekurve fatbardhësisht është zero, përsëri, përcjell Peirskopi.

Statusi i plotë:

05 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë ℹ1.578.022 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹNga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹSot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 440.

Shpërndaje në: