Raportohet se helikopterë serbë u futën brenda territorit të Kosovës, në Bërnjak

Raportohet se helikopterë serbë u futën brenda territorit të Kosovës, në Bërnjak

Rreth orës 17:00, helikopterë serbë janë futur brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.

Ekipi i “Indeksonline”, i cili po qëndron afër pikës kufitare në Bërnjak, ka kapur momentin kur 3 helikopterët vëzhgojnë nga lartë.

Ushtarakët serbë kanë përcjellë situatën e krijuar që pesë ditë, kur serbët e dirigjuar nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.

Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq u takua dje me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq, për të shkuar më pas në Rashkë.

Ata kanë vizituar një pjesë të forcave të ushtrisë serbe, të cilët thuhet të jenë në fazën e parë të gatishmërisë, raporton B92.

Vizita në fjalë u parapri nga një takim me komandantët e disa njësive të Ushtrisë Serbe, ka njoftuar Ministria serbe e mbrojtjes.

Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues kosovarë të etnisë serbe.

Ministri serb i mbrojtjes u shpreh se njësitet e Ushtrisë serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe të Novi Pazarit.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mborjë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre.” – u shpreh Stefanoviq.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kryesia mblidhet të hënën, në rend dite dhe formimi i komisionit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në fillim të javës që vjen, shkruan…

Von Cramon: Arsyeja për masat e BE-së ndaj Kosovës nuk ekziston më

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nuk sheh më arsye që Bashkimi…

Kërkohet ndihma e qytetarëve për të siguruar një mbrojtje të mirëfilltë për Hashim Thaçin

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen…

Stoltenberg shijon qiellin gjerman, ndjek nga afër spektaklin e aeroplanëve luftarakë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë…

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe…

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në…