Raportuesja për Kosovën: Të respektohet dekreti i Thaçit

Periskopi.com Lajme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e cila është përkrahëse dhe mbështetëse e madhe liderit të VV’së, Albin Kurti, ka befason me reagimet e saj të një pas njëshme gjatë këtyre ditëve.

Eurodeputetja gjermane e cila u bë zë i ashpër kohëve të fundit duke përkrahur Vetëvendosjen dhe kritikuar LDK’në, tani po mendon ndryshe.

Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që i jep të drejtën dekretit të presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë Hoti.

Në një postim në Twitter, ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Cramon thotë se kjo është baza për funksionimin e demokracisë dhe se tash i gjithë pushteti është në duart e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti.

Shpërndaje në: