Rashica: Jam shumë nervoz, kjo gjë që po më ndodhë te Kosova nuk po më pëlqen aspak

Rashica: Jam shumë nervoz, kjo gjë që po më ndodhë te Kosova nuk po më pëlqen aspak

Milot Rashica nuk është i kënaqur me rastet e shumta që po i humb te Kosova, derisa ka kritkuar fushën për rrëshqitjet e shumta gjatë ndeshjes me Bullgarinë

Kosova luajti baraz 1-1 me Bullgarinë, në një ndeshje ku raste të mira për shënim kishte edhe ylli nga Vushtrria, Milot Rashica, shkruan Periskopi.

“Rasti në pjesën e parë? E pash portierin që doli dhe u kthye. Ma pamundësoi që ta kem edhe një kontakt me topi shkoi anash, këmba e majtë nuk ma mundësoi. Mbrojtësi në vijë e portës e largoi topin,” ka thënë Rashica.

E për rrëshqitjen e shumta 22 vjeçari ia lë fajin fushës pasi tha se këpucët që luajti sot ai luan edhe në Bundesligë.

“Me këto këpucë kam luajtur në Bundesliga në 10 ndeshje e fundit, thumbat i kam sikurse të mbrojtëseve, por edhe pak fusha e largët, bari i madh. Duhet të adaptohemi”.

Tutje Miloti tha se është shumë i dëshpëruar për faktin që nuk po arrin të shënojë te Kosova ashtu siç po bën te ëerderi.

“Më ka ecur mirë. Jam pak i dëshpëruar dhe nervoz. Në ndeshjet e fundit në Gjermani me një goditje po shënoj, e këtu po kem nga tri apo katër raste e nuk po ja arrij. Duhet edhe pak fat dhe koncentrik. Shpresoj në ndeshjet tjera të shënoj si atje,” përfundoi Rashica. /Periskopi/.

Shpërndaje në: