Rashica me shokë ndalin Bayern Munichun e frikshëm me një barazim në ‘Allianz Arena’

Rashica me shokë ndalin Bayern Munichun e frikshëm me një barazim në ‘Allianz Arena’

Werder Bremeni ka arritur të nxjerrë një barazim shumë domethënës në ”Allianz Arena” si mysafir i një prej skuadrave më të mira në botë aktualisht, Bayern Munichut.

Në fakt, Bremeni ishte i pari që kaloi në epërsi me anë të një goli nga Eggestein në minutën e 45-të, shkruan Periskopi.

Krejt cka arritën të bënin bavarezët në vazhdim ishte të barazonin rezultatin në minutën e 62-të me anë të një goli me kokë nga Kingsley Coman.

Kujtojmë se në këtë ndeshje luajti për 90 minuta edhe superylli kosovar, Milot Rashica për Bremenin.

Pas këtij barazimi, Bayerni grumbullon 19 pikë pas tetë ndeshjeve dhe zë pozitën e parë, ndërsa Werderi zë pozitën e tetë me 11 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: