Rashica poston një foto emocionuese, kujton marsin e 1999 dhe të 2019
Milot Rashica ka postuar një foto në Instagram ku ka kujtuar kohët e vështira të kosovarëve në luftën e vitin 1999-të.
Milot Rashica është njëri nga yjet e shumta që ka Kombëtarja e Kosovë, shkruan Periskopi.
22 vjeçari nga Vushtrria po shkëlqen te Werder Bremen, derisa u paraqit për Kosovën në dy ndeshjet e marsit, kundër Danimarkës[2-2] dhe Bullgarisë[1-1].
Rashica pati raste të shumta kundër bullgarëve, por fati nuk ishte në anën e tij.

Miloti në rrjetin e tij social në Instagram ka publikuar një foto ku shihet se si kosovarët largoheshin nga vendi më 1999 shkaku i gjenocidit serb si dhe një tjetër foto nga marsi i vitit 2019, ku Kombëtarja e Kosovës luajti kundër Bullgarisë në Prishtinë.
Miloti në kohën e gjenocidit serb, pra në vitin 1999 ishte vetëm 3 vjeç. /PERISKOPI/



