Reagimi i Wijnaldumit pasi Depay ia la dorën ‘kaci’ në bankën rezervë të Holandës
Georginio Wijnaldum mori shiritin e kapitenit nga Virgil van Dijku te Kombëtarja e Holandës, të mërkurën mbrëma.
Në mungesë të bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, mesfushori luajti 45 minuta në barazimin 1-1 me Spanjën.
Frank de Boer deshi të pushonte disa prej lojtarëve kyç, para përballjeve kompetitive në Ligën e Kombeve.
Nathan Ake u detyrua të largohej me një lëndim, por emrat si Frenkie de Jong dhe Memphis Depay gjithashtu u zëvendësuan si masë mbrojtëse.
Kjo nxiti një shkëmbim të sikletshëm kur Memphis përshëndeti rezervistët, por për arsye të panjohur, ai injoroi Wijnaldumin.
Ishte qartazi një aksident nga ish-anësori i Manchester Unitedit, i cili eventualisht përmirësoi gabimin, por jo para se të nxiste një reagim brilant.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Video of the day, Wijnaldum??
— FBLive (@fblive20) November 11, 2020



