Reagimi i yllit skocez pasi mposhti Serbinë për ta siguruar ‘Euro 2021’, ka shkuar viral
Intervista e këtij futbollisti ka shkuar viral për reagimin tejet emocional pasi Skocia siguroi Kampionatin Evropian
Skocia i ka dhënë fund pritjes 22-vjeçare për të marrë pjesë në një kompeticion dhe thjesht nuk ka mundur të vinte në rrethana më dramatike.
Skocezët mposhtën Serbinë, të enjten mbrëma, pas ekzekutimit të penalltive, transmeton Periskopi.
Duhet duartrokitur shpirtin e skuadrës skoceze dhe futbollistët nuk kanë mundur të ishin më emocional në intervistat pas ndeshjeve.
Një prej tyre spikati me emocione dhe ai është Ryan Christie, i cili kishte shënuar golin e epërsisë së Kombëtares së tij.
Christie mezi po i mbante lotët derisa po diskutonte ndodhitë në fushë. /Periskopi.com/
? “We deserve it, we’ve been through so many years”
Ryan Christie gives an emotional post-match interview after Scotland’s qualification trying to hold back the tears ??????? ❤️ pic.twitter.com/MbkBHTmo0R
— Football Daily (@footballdaily) November 12, 2020



