Reagimi sensacional i portierit skocez pasi priti penalltinë vendimtare kundër Serbisë

Reagimi sensacional i portierit skocez pasi priti penalltinë vendimtare kundër Serbisë

David Marshall ishte heroi i skocezëve mbrëmë pasi priti penaltinë e Aleksander Mitroviq dhe kështu kualifikoi vendin e tij në Kampionat Evropian

Skocia mbrëmë e mposhti Serbinë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Skocezët fituan 5-4 në penalti derisa ndeshja pas 120 minutave lojë kishte përfunduar 1-1.

Marshall ishte heroi i kësaj ndeshje pasi priti penaltinë e fundit të goditur nga Mitroviq.

Por, reagimi i tij pas pritjes u bë viral në rrjete sociale.

Përderisa shokët e skuadrës filluan festën, Marshall e pyeti gjyqtarin se a ishte gjithçka në rregull.

Kur ai mori konfirmimin nga gjyqtari filloi festa e çmendur e tij së bashku me të gjithë bashkëlojtarët.

 

Shpërndaje në: