Reagon kundërshtari i Markut pasi u turpërua nga Marku në ring: Nuk e prisja këtë
Florian Marku mbrëmë arriti një fitore impresive kundër Muma Mweembas.
Boksieri shqiptar arriti ta rrëzojë tre here kundërshtarin brenda një rundi, shkruan Periskopi.
Pas më pak se dy minutave, Marku arriti nokauti që ia siguroi fitoren. Ishte një triumf befasues, jo për shkak se nuk pritej fitorja e 28-vjeçarit, por për mënyrën se si e arriti.
Po aq i befasuar sa e gjithë audienca duket se ishte edhe vetë Mweemba.
Pas humbjes, ai reagoi në Instagram duke shkruar: ”Gjithçka në rregull këtu… nuk e prisja atë. Faleminderit për përkrahjen.” /Periskopi.com/




