Reagon Policia: Parim Ollurin e ftuam veç për informim
Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i Gazetës Online “Insajderi” është intervistuar vetëm për informim.
Siç njofton Policia, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial.
Komunikata e Policisë:
Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave se ishin publikuar informacione konfidenciale në median e shkruar, sipas autorizimeve ka ndërmarrë veprime ligjore drejt njoftimit të Prokurorisë kompetente.
Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.
Është po ashtu e rëndësishme që të mbrohet interesi publik, i dëmtuar këtë rast me rrjedhjen e informacionit konfidencial, andaj veprimet e Policisë për njoftimin e Prokurorisë kanë të bëjnë me përgjegjësit për rrjedhjen e informatave konfidenciale e jo me publikimin e tyre.