Reagon Rashica pasi Werder Bremeni arriti ta nxjerrë një barazim kundër Bayern Munichut

Reagon Rashica pasi Werder Bremeni arriti ta nxjerrë një barazim kundër Bayern Munichut

Milot Rashica ka luajtur për 90 minuta pas një pauze të gjatë jashtë fushave të lojës dhe këtë kundër kampionit të Gjermanisë, Bayern Munchen.

Werder Bremen në fakt e filluan më mirë pasi që arritën të kalojnë të parët në epërsi kundër Bayernit me anë të Eggestein në minutën e 45-të te ndeshjes.

Kingsley Coman barazoi rezultatin në minutën e 62-të.

“Ndeshje e vështirë, luftuam fort sonte”, ka shkruar Rashica në Twitter pas ndeshjes.

Rashica në këtë ndeshje u vlerësua me notën 6.7.

Shpërndaje në: