Reagon Zekirija Ramadani pas fitores kundër Malishevës

Reagon Zekirija Ramadani pas fitores kundër Malishevës

Skuadra e Prishtinës ka arritur të triumfojë ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 10’të të Superligës.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës.

“Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore”, deklaroi Ramadani.

 

Shpërndaje në: