Real Madrid i vë një kusht Ramosit, nëse dëshiron të mbetet në ‘Bernabeu’

Real Madrid i vë një kusht Ramosit, nëse dëshiron të mbetet në ‘Bernabeu’

Real Madridi dhe Sergio Ramos ende nuk janë pajtuar rreth kontratës së re, teksa largimi i tij tani duket edhe më i mundshëm.

Së fundmi, ‘ABC’ ka raportuar se klubi mbretëror dëshiron që kapiteni i tyre të mbetet edhe më tej në skuadër, por vetëm nëse pranon një ulje të pagës.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, thuhet se dëshiron që Ramos të zgjasë kontratën edhe për një vit, por të me një ulje prej 10% të pagës.

Kurse, 34 vjeçari thuhet se dëshiron të zgjasë kontratën edhe për dy vite tjera, por që paga e tij të mbetet e njëjtë.

Ndryshe, për Sergio Ramos interesim besohet se kanë shprehur klubet si Juventus, Manchester City e Paris Saint-Germain.

 

Shpërndaje në: