Real Madridi vazhdon frikshëm me fitore: Vë presion të madh mbi Barcelonën

Real Madridi vazhdon frikshëm me fitore: Vë presion të madh mbi Barcelonën

Real Madridi kryeson i vetëm në La Liga me 43 pikë aktualisht, tri më shumë se Barcelona në të dytin, por blaugranët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

E krejt kjo erdhi pas fitores 2-1 të “Los Blancos” kundër Sevillas sot, në kuadër të javës së 20-të në kampionat, transmeton Periskopi.

Fillimisht, Casemiro kaloi në epërsi madrilenët në minutën e 57-të, para se Luke de Jong të barazonte vetëm shtatë minuta më vonë.

Mirëpo, kur iu desh më së shumti skuadrës, në skenë doli përsëri Casemiro, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 69-të me kokë.

Tash Barcelona duhet ta fitojë me doemos përballjen e ardhshme nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në hap me rivalin e përbetuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: