Reciprociteti brenda këtij viti? Hajdari përgjigjet me ‘po’ e më pas ndërron pak fjalët: Kur të jemi të gatshëm

Reciprociteti brenda këtij viti? Hajdari përgjigjet me ‘po’ e më pas ndërron pak fjalët: Kur të jemi të gatshëm

Ministrja Rozea Hajdari ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe por nuk e di se ‘kur’.

Gazetarët e pyetën ministren Hajdari se a pritet të vendoset brenda vitit reciprocitetit dhe në fillim ministrja u përgjigj decidivisht me ‘po’, por më vonë tha se ‘kjo do të ndodhë kur të jenë të gatshëm’.

“Po, do të vendosen dhe janë duke u vendosur veçse, koncepti reciprocitet është barazi. Unë vec kam filluar me planin tim sa i përket parimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe jo vetëm reciprocitet por gjithpërfshirje, transparencë”, ka thënë Hajdari, përcjell Periskopi.

“Unë kam pyetur në mandatin e parë, si ministre se sa kemi logjistikën në teren të përgatitur dhe kur kam kërkuar për akreditimin e Instituteve, përgjigja ka ardhë që nuk është i akredituar Instituti i Bujqësisë. Përvec bllokave dhe koncentratin e shpezëve, kemi marrë inicim për hetimet për sektorin e produkteve si biskotave etj. Unë nuk kam dëshirë të vij në konluzion pa një analizë. Unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të gjerë.  Ju vini me kërkesa kur kur kur, përgjigja ime është kur të jemi të gatshëm.  Nuk do të jetë reciprocitet ditësh por do të jetë me një efekt prej pesë vitesh. Na duhen 60 ditë analizë, na duhet shqyrtim në teren. Nuk mund të vendosi vendime ad-hoc kur dua të marr një vendim të caktuar”, tha Hajdari./Periskopi/

 

Shpërndaje në: