Referendumet në 4 rajone të Ukrainës, BE propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Referendumet në 4 rajone të Ukrainës, BE propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian synon të vendosë një kufi çmimi për naftën ruse dhe të kufizojë më tej lidhjet tregtare me Moskën me një paketë të re sanksionesh të shpallur të mërkurën nga Ursula von der Leyen.

Propozimi i ri vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj referendumeve të mbajtura në katër rajone të pushtuara nga Rusia të Ukrainës dhe dekretit të mobilizimit të pjesshëm të nënshkruar javën e kaluar nga Vladimir Putin për të sjellë deri në 300,000 rezervistë në ushtrinë kombëtare.

Rusia e ka përshkallëzuar pushtimin e Ukrainës në një nivel të ri”, tha presidentja e Komisionit Evropian të mërkurën.

“Ne nuk pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë dhe jemi të vendosur të bëjmë Kremlinin të paguajë për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, tha ajo.

Raundi i propozuar i sanksioneve do t’i kushtojë Kremlinit 7 miliardë euro të ardhura, tha von der Leyen.

Sipas saj, eksportet e mallrave të prodhuara nga BE-ja, veçanërisht teknologjia kryesore e përdorur në ushtrinë ruse, si aviacioni, komponentët elektronikë dhe kimikë, gjithashtu do të ndalohen.

“Këto ndalime të reja të eksporteve do të dobësojnë gjithashtu bazën ekonomike të Rusisë dhe do të dobësojnë kapacitetin e saj për t’u modernizuar,” tha presidenti, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shpërndaje në: