Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, arratiset kryerabini i Moskës

Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, arratiset kryerabini i Moskës

Kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, ishte nën presion nga autoritetet ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, por refuzoi ta bënte këtë dhe u largua nga Rusia.

Kjo u bë e ditur nga Avital Chizhik-Goldschmidt, një gazetare në Shtetet e Bashkuara dhe nusja e djalit të autoritetit fetar hebre, sipas la repubblica.

“Më në fund mund t’ua bëj të ditur të gjithëve se vjehrrit e mi janë vënë nën presion nga autoritetet për të mbështetur publikisht ‘operacionin special’ në Ukrainë dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë”.

Sipas saj, ata janë larguar në Hungari dy javë pas pushtimit rus dhe tani janë në mërgim nga komuniteti që ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre për më shumë se 33 vite”.

“Dhimbja dhe frika në familjen tonë gjatë muajve të fundit nuk mund të thuhet. Tingujt e Sinagogës Korale të Moskës kumbojnë në veshët tanë”, tha më tej ajo.

Ndërkohë, sipas mediave izraelite që citojnë nusjen e djalit të rabinit, bëhet e ditur se kryerabini i Moskës u largua nga Rusia në Izrael.

Shpërndaje në: