Reuters: Zgjedhjet po afrohen, partitë refuzuan të qeverisin me Kurtin për shkak të raporteve të tij me Perëndimin
Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë Albin Kurtin si kryeministër të dielën, duke i rritur gjasat që të shpallen zgjedhje të parakohshme për ta zgjidhur ngërçin politik që pasoi votimin e paqartë parlamentar të shkurtit.
Kurti, udhëheqësi i partisë Vetëvendosje, i cili aktualisht po shërben si kryeministër në detyrë, mori vetëm 56 vota në parlamentin me 120 ulëse – pesë më pak se shumica e nevojshme për të formuar qeverinë.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër kandidaturës së Kurtit.
Mbetet e paqartë nëse presidentja e vendit do t’i kërkojë partisë së dytë apo të tretë ta formojë qeverinë. Të dyja ato kanë thënë se mendojnë që duhet të mbahen zgjedhje të reja.



