Rexhep Qosja lavdëron Edi Ramën dhe Albin Kurtin pasi merr çmimin: Ia huq kuptimin fjalës ‘intelektual’

Rexhep Qosja lavdëron Edi Ramën dhe Albin Kurtin pasi merr çmimin: Ia huq kuptimin fjalës ‘intelektual’

Kryeministri Edi Rama ka nderuar akademikun kosovar, Rexhep Qosjen, me një mirënjohje publike. Ky i fundit ka thurrur elozhe për të dhe për Albin Kurtin.

“Kjo ditë më bën të ndihem krenar por edhe i ndrojtur,” – u shpreh kryeministri Rama në fjalimin e rastit.

“Por, Rexhep Qosja është ndër ato raste kur librat nuk i thonë të gjitha për autorin e tyre,” – u shpreh kryeministri, derisa në krahun e djathtë kishte Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

“Unë jam vetëm kryeministri më i mirë mes artistëve,” – vazhdoi ai.

Ai e ka quajtur Qosjen “zotni burrë” ndër epitetet që i ka dhënë.

Ai ka kujtuar edhe një ngjarje të vitit 2008.

“Duhet të them se si Edi Rama që është politikan dhe intelektual krijues, ashtu edhe Albin Kurti është politika dhe intelektual krijues,” – u shpreh z. Qosja ndërkohë.

“Duhet ta dëgjojmë kur del në televizion Albin Kurti. Në atë formë bindemi se ai ka një kujtesë me të dhëna sa një bibliotekë.” – deklaroi Qosja më pas.

Ai i ka quajtur të dy kryeministrat si “politikanë dhe intelektualë” derisa ia ka huqur rrënjës së fjalës intelektual duke thënë se nënkupton “koka e popullit” kur në fakt ajo nënkupton “të kuptuarit” nga gjuha latine.

Shpërndaje në: