Richarlison për Endrickin: Ai është i fortë, i talentuar, ma kujton Adrianon

Richarlison për Endrickin: Ai është i fortë, i talentuar, ma kujton Adrianon

Real Madridi, Chelsea dhe PSG thuhet të jenë të interesuar për të firmosur me talentin 16-vjeçar brazilian, Endrick.

Richarlison ka vendosur të flas disa fjalë për talentin e ri e që beson se në dy vitet e ardhsme ai do të jetë duke luajtur në Evropë, shkruan Periskopi.

Sulmuesi i Brazilit tha se Endrick ka tipare si ish futbollisti i Interit, Adriano.

“Më besoni, mund të them se Endrick është mbresëlënës, ai është shumë i fortë dhe i talentuar”, tha fillimisht Ricjharlison.

“Ai kujton Adrianon. E pashë duke luajtur me Brazilin dhe Palmeirasin; Mendoj se pas dy vitesh ai do të arrijë në Evropë”, tha ai.

Shpërndaje në: