Rikthehen pagesat për hyrjet dhe daljet në oborrin e QKUK-së

Periskopi.com Lajme

Janë rikthyer pagesat në hyrje dhe daljet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu kanë njoftuar nga QKUK.

Në njoftimin e QKUK-së, thuhet se rikthimi i pagesave u bë meqë ka filluar edhe normalizimi i shërbimeve shëndetësore.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje. Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Po ashtu thuhet edhe se, “Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”.

Shpërndaje në: