Rikujtojmë momentin epik kur Anglia u mundua të shënonte derisa Krocia po festonte në Kupën e Botës

Rikujtojmë momentin epik kur Anglia u mundua të shënonte derisa Krocia po festonte në Kupën e Botës

Ka kaluar saktësisht një vit prej kur Anglia luajti gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës që nga viti 1990.

Kroacia dihej se ishte Kombëtare shumë e talentuar, por fansat anglezë ishin jashtëzakonisht optimist para ndeshjes se “Tre Luanët” do ta arrinin finalen për herë të parë që nga viti 1966, transmeton Periskopi.

Ndeshja shkoi në vazhdime pasi rezultati i kohës së rregullt ishte 1-1, por kroatët shënuan golin e fitores në minutën e 109-të me anë të Mario Mandzukicit.

England v Croatia: Semi Final - 2018 FIFA World Cup Russia

Futbollistët anglezë patën vetëm 10 minuta kohë ta shpëtonin natën dhe, në një tentativë të dëshpëruar për të barazuar, Marcus Rashford dhe Jesse Lingard u munduan ta zënë në befasi kundërshtarin derisa festonte.

Pati shumë spekulime gjatë kompeticionit se skuadrat mund ta rifillonin lojën nëse e tërë skuadra kundërshtare ishte në anën tjetër të fushës.

Panama u mundua ta bënte të njejtën gjë kundër Anglisë gjatë fazës së grupeve.

Ky informacion ishte i pasaktë, por Rashford dhe Lingard nuk ishin në dijeni nëse spekulimi ishte gënjeshtër apo e vërtetë.

Shikoni incidentin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: